Konflikt me armë në Fier, dy vëllezër përfundojnë në spital

Konflikt me armë në Fier, dy vëllezër përfundojnë në spital

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm pasi janë konfliktuar me njeri tjetrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukas të Fier-Sheganit, ndërsa burime bëjnë me dije se konflikti dyshohet të ketë nisur për një konflikt prone ku është qëlluar me armë dhe sopatë.

Dy vëllezërit me mbiemrin Musaj pas plagosjes janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi Hazis Musaj ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin Nazif Musaj, rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin Hazis Musaj, me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi Hazis Musaj, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy