
Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, pas katedrales së qytetit të Korçës. Nga informacionet paraprake, nga kjo ngjarje nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa paraprakisht dyshohet për defekt teknik. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.



