Tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund/ Arrestohet 29-vjeçari në Rinas

Tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund/ Arrestohet 29-vjeçari në Rinas

Policia Kufitare në Rinas ka nisur hetime ndaj 29-vjeçarit me iniciale F.K . Mësohet se i riu tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund, të cilat i kishte në çantën e shpinës. Policia bën me dije se të riut i është sekuestruar shuma e parave dhe mbi të rëndon akuza “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15000 paund. Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund. Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy