
Një grua në Berat i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga pallati. Rreth orës 09:20, në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja A. H., 44 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.



