Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur tek “Kthesa e Pojanit”, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Audi” është përplasur me një motoçiklet.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës. Ndërkohë, si pasojë e përplasjes automjeti tip “Audi” ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip "Audi" ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



