Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin që ka ndaj Forcave të Armatosura Shqiptare të cilat shënojnë sot 108 vjetorin e krijimit.
Rama shprehu sot respektin për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me shprehjen e respektit më të madh, për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë. Lavdi dëshmorëve”, tha Rama.
FA po reformohen dhe po modernizohen sipas standardeve të NATO-s dhe ka sot trajtim më të mirë financiar e mundësi të reja arsimimi.
Po ashtu, FA shqiptare kontribuojnë për paqen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së.
Forcat e Armatosura po modernizohen me mjete dhe pajisje nga më modernet, si në tokë, në ajër dhe në det.
Kuçova do të jetë baza e vetme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ndërsa së shpejti do të vijnë helikopterët “Black Hawk”.



