Ultimatumi i OFL-së për dyshen e radhës: Deklaroni pasuritë brenda 48 orësh

Ultimatumi i OFL-së për dyshen e radhës: Deklaroni pasuritë brenda 48 orësh

Operacioni Forca e Ligjit u kërkon deklarimin e pasurisë dy personave të tjerë, për dyshimet se mund të jetë ngritur me para që vijnë nga krimi..

Sipas policisë, O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim"; dhe P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kanë 48 orë për të dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë.

"Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", tha policia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy