Sezoni turistik në Durrës/ Garo: Mungesa e fuqisë punëtore evidente edhe në kullat bosh të vrojtimit (VIDEO)

Sezoni turistik në Durrës/ Garo: Mungesa e fuqisë punëtore evidente edhe në kullat bosh të vrojtimit (VIDEO)

Sezoni turistik në Durrës ka nisur më ato problematikat e zakonshme.

Drupal Ad

 

 

 

Më të theksuara, sipas korrespondentes së MCN nga Durrsi, Ervina Garo, janë të evidentuara në mungesën e fuqisë punëtore të cilat janë të domosdoshme për një mbarëvajtje të suksesshme të sezonit veror.

Për ‘MCN live’ ajo ndau mungesën e rojeve të plazhit në shumë prej kullave të vrojtimit në plazhet e zonës së Durrës, çka ka bërë që administratorët të licencohen vetë.

Do duhet të përmendnim mungesën e fuqisë punëtore. Që edhe kësaj here penalizon subjektet tregtare që më së shumti jashtë mikrofonit të MCN shprehet të pakënaqur me pritshmëritë që kanë pasur përgjatë muajit qershor. Shpresat e tyre janë të varura për muajt korrik dhe gusht, kur pritet fluks më i dendur i pushuesve.

Mungesa e fuqisë punëtore është pasqyruar edhe këto ditë edhe në kullat e vrojtimit të cilat herë pas here duken të boshatisura, madje ka çuar edhe në faktin se tashmë janë vet administratorët e objekteve po licencohen në mënyrë që të jenë në rregull me kuadrin ligjor, pasi që nuk është e mundur të zbatohet në terren.

Nga na tjetër infrastruktura mbetet një problem tejet i rëndësishëm dhe i pazgjidhur veçanërisht në zonat e mbipopulluara aty k edhe ndodhi aksidenti i mbrëmjes së shkuar ku një fëmijë 8 vjeç u aksidentua për vdekje me makinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy