
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Lezhë pasi ka qenë i dënuar me 18 vite burg për trafik droge në Itali.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe me Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.
Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



