Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës/ Arrestohen tre të rinj në Krujë

Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës/ Arrestohen tre të rinj në Krujë

Policia në Krujë ka arrestuar tre persona pasi u kapën duke kultivuar lëndë narkotike të llojit kanabis.

Gjatë kontrollit është sekuestruar gjithashtu edhe një armë zjarri. Ata jnë kapur duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, pyllin e Krastës, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje në Krujë.

Sekuestrohen një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në pyllin e Krastës, ku janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.B., 20 vjeç, E. G., 29 vjeç dhe K. G., 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Krastë”, qyteti Krujë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në banesën e shtetasve E. G. dhe K. G (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy