
Ferdinant Rrushi ishte personi i fundit që kishte takuar Rruxhdi Hoxhën në një bar kafe në qytetin e Kamzës.
Ferdinand Rrushi, 43 vjeç, para hetuesve ka pranuar se ka qenë në një kafe me të dhe mikun tjetër.
Pas kafes, ka deklaruar Rrushi, Ruzhdiu i ka kërkuar që ta dërgonte me makinën e tij deri në Fushë Mëzez, për arsye ende të pa qarta. Sipas tij e ka dërguar atje dhe më pas është larguar.
Nga ky moment, ka thënë Rrushi, nuk ka asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me fatin e biznesmenit.
Por në të vërtetë, rezulton gjithashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.
Ishte pikërisht ndjekja e këtij itinerari që ka çuar në zbulimin e gjurmëve të Rruzhdi Hoxhës.
Gjatë hetimit në zonën e Dajtit, policia ka zbuluar edhe një parcelë me drogë. Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar para policisë se ai punonte për Ferdinant Rrushin.
Fredi Rrushi është prangosur nga policia, përkohësisht, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.



