Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.
Ndërkaq nga kryerja e 1.575 mostrave të dyshimta për Sars Cov-2, kanë rezultuar edhe gjashtë raste të reja pozitive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar tetë pacientë, e më këtë numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 327.



