
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Murras. Sipas policisë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar 56-vjeçarin me inicialet V. H., banues në Cërrik.
Ky i fundit, po udhëtonte me biçikletë momentin kur ka ndodhur ngjaarja, ndërsa fatmiirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkaktut të aksidentit.



