40 të arrestuar nga megaoperacioni antidrogë në Elbasan/ Duka: Të gjithë shpërndarës që vepronin të vetëm ose në grupe të vogla (VIDEO)

40 të arrestuar nga megaoperacioni antidrogë në Elbasan/ Duka: Të gjithë shpërndarës që vepronin të vetëm ose në grupe të vogla (VIDEO)

Një megaoperacion policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në të 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit, duke rezultuar në arrestimin e 40 personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas korrespondentes së "MCN Live", Entela Duka, të arrestuarit vepronin individualisht ose në grupe të vogla, kryesisht në zona urbane, afër shkollave, bareve dhe lokaleve të natës.

Behet fjalë sipas policisë, për shpërndarës të lëndëve narkotike, dhe nuk behet fjale për eksponentë të theksuar të krimit. 

Bëhet fjale për individ ose persona që kanë vepruar të vetëm ose në grupe te vogla që kanë bërë shpërndarjen ne bar, lokale por edhe ne afërsi të mjediseve shkollore. 

Operacioni është shtirë në kohë për rreth një vit. 

Nga 40 të arrestuarit, 39 prej tyre janë ndaluar mbi bazën e masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Elbasanit. Operacioni, i cili ka zgjatur për rreth një vit, ka përfshirë bashkitë Elbasan, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas.

 Policia ka sekuestruar gjatë këtij aksioni 3 armë zjarri tip kallashnikov,disa pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Nuk janë bërë ende publike identitetet e personave të arrestuar, ndërsa hetimet për rrjetin e shpërndarjes vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy