Tre shqiptarë të cilët po udhëtonin me shpejtësi marramendëse në Via Casilina në Romë, humbën kontrollin e makinës dhe u përmbysën disa herë.
Makina një BMW e zezë, e cila rezultoi e vjedhur, si pasojë e përmbysjes përfundoi në flakë.
Dy nga personat që ndodheshin në mjet humbi jetën, ndërsa i treti, u hedhur nga kabina dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 të së shtunës, më 16 mars. Bazuar në rindërtimin e ngjarjes, makina pasi kishte arritur në komunën e Segnit, ku dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe, u përmbys dhe mori flakë.
Zjarrfikësit shuan flakët, por nuk u bë e mundur gjë tjetër veçse konfirmuan vdekjen e dy personave të ngecur brenda mjetit. I treti, i hedhur nga kabina e pasagjerëve, u transferua në Poliklinikën Tor Vergata, ku ndodhet ende në spital në gjendje kritike për jetën.
Makina dhe mjetet e vjedhjes, të gjetura brenda saj u sekuestruan nga policia. Trupat u transferuan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata dhe u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve.
Të tre personat që ndodheshin në makinë, dy të vdekurit dhe i shtruari në spital, janë të gjithë shqiptarë, me banim në Romë, të njohur për drejtësinë për krime kundër pronës.



