Arrestohen dy kinezë në Rinas, tentuan të kalojnë kufirin me pasaportë false

Arrestohen dy kinezë në Rinas, tentuan të kalojnë kufirin me pasaportë false

Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar duke arrestuar në Rinas dy shtetas kinezë që paraqitën në dalje, pasaporta false të Koresë së Jugut.   

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë shtetasit kinezë J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, secili nga këta shtetas ka paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy