Një aksident ka ndodhur në afërsi të Maliqit, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të dy drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta.
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



