Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, nga Gjykata e Tiranës i thirrur sot në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa qytetarë të tjerë në lidhje me protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe, paralajmëroi se së shpejti do të bëjë publike disa dokumenta që tregojnë se si kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj po vjedh trotuaret për të ndërtuar pallate. ‘Rama duhet të jetë te 313-ta dhe jo në Surrel‘ përfundoi fjalën Balliu.
Para gazetarëve Balliu, tha se vetëm ai ka mbi 318 procedime penale për protestën te Astriti.
“Doja tju informoja, se tek ngjisja shkallët, takova disa avokatë dhe më thanë se vetëm sot janë 60 protestues. Këtu nuk po gjykohet njeri që ka bërë krime, vetëm ata që kanë protestuar. Te Unaza e re sot po bëhen krime, po kërkohen rryshfete nga institucionet e shtetit.
Shumë nga dosjet që kemi çuar në Prokurori, veçanërisht në SPAK, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për çështjen e Unazës kemi cuar një dosje në Prokurorinë e Tiranës dhe dy në SPAK. Këtë javë do të nxjerr fakte dhe dokumente konkrete, sesi Erion Veliaj po vjedh trotuaret e qytetit për të bërë pallate. Po shkatërrohet qyteti.
Kjo qeveri më datë 25 prill do të shkërmoqet. Rilindja do të shkërmoqet. Për krimet që i kanë bërë këtij vendi. Nga kjo gjykatë ju (iu drejtohet gazetarëve) keni parë vetëm deklarata të qytetarëve. Më thoni si ka mundësi që mua më bëhen 318 procedime penale për një protestë”, tha Balliu.



