
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Letra u paraqit më 2 dhjetor para Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjyqtarja Baku është shprehur se dorëheqjen po e jepte për aryse personale.Ajo ka thënë se do të hapë një biznes privat dhe për këtë arsye kërkon të lërë detyrën si gjyqtare në Krimet e Rënda.
Liljana Baku ishte gjyqtarja që firmosi vendimin për masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u akuzua për trafik droge.



