Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një i ri ka vrarë me thikë nënën e tij.
21-vjeçari Eduart Xhani, gjatë natës mes të hënës dhe të martës, goditi me thikë për vdekje nënën e tij, Meleqe Lusha 39 vjeçe, në shtëpinë e tyre në Via Tagliata Traversa, në Chiari, Brescia.
I riu u largua menjëherë pas krimit, për tu dorëzuar pak orë më vonë në polici.
21-vjeçari punonte si punëtor krahu në një fabrikë lokale, ndërsa familja ishte e integruar në zonë. Ai ishte rritur nga e ëma me ndihmën e dajave të tij, pas divorcit të prindërve.
21-vjeçari vjeçari studioi në Institutin Einaudi dhe përfundoi stazhin në një agjenci të drejtuar nga një shqiptar.
Motivet e krimit nuk dihen ende, ndërkohë që hetimet janë në vijim.



