Tiranë /Hidhet nga pallati 59 vjeçarja gjen vdekjen

Tiranë /Hidhet nga pallati 59 vjeçarja gjen vdekjen

Një grua në Tiranë, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte. Gjatë ditës së djeshme, e hënë, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, ka vdekur Xh.R., 59 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet e kryera rezulton, se në gjendje depresioni, gruaja është hedhur nga ballkoni i banesës nga kati i tretë.

Ajo u dërgua nga familjarët në gjendje të rëndë në spital, ku pavarësisht ndihmës së dhënë gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Paraprakisht bazuar dhe në deklarimet e familjarëve bëhet me dije se e ndjera prej kohësh vuante nga depresioni, ndërkohë që materialet i'u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy