Pitbulli kafshon të moshuarin në Durrës, gjen vdekjen nga plagët e marra (VIDEO)

Pitbulli kafshon të moshuarin në Durrës, gjen vdekjen nga plagët e marra (VIDEO)

Një i moshuar në Durrës, ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i pësuar nga një qen Pitbull më 2 nëntor.

Bëhet fjalë për një 84-vjeçar i identifikuar si Halil Basha, i cili nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht ndihmës së dhënë, duke gjetur vdekjen ditën e sotme.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar pronarin e qenit Armand Lala, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Me datën 02.11.2023, është marrë njoftimi se, në sektorin hekurudha e pikërisht në një rrugë lagje, një qenë i racës Pitbull kishte dalë nga rrethimi i banesës së shtetasit Armand Lala dhe kishte sulmuar dhe kafshuar shtetasin Halil Basha, të cilin e kishin dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.

Për ngjarjen u ngrit grupi hetimor dhe është shkuar në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar një sipërfaqe në formë të çrregullt me gjak me përmasa 1x1 metër dhe në vendin e ngjarjes, në këtë sipërfaqe shikohet që barishtet janë të shtypura si pasojë e përleshjes së qenit me personin e dëmtuar.

Në këtë sipërfaqe me anë të një tamponi të sterilizuar u morr material biologjik i ngjashëm me atë të gjakut.

Ndërkohë për zbardhjen e ngjarjes shërbeu dëshmia e një shtetase, e cila pa të moshuarin duke e kafshuar qeni.

Ajo deklaroi para hetuesve se përballë skenës kishte ardhur një automjet me ngjyrë gri me drejtuese një femër, e cila e ka goditur qenin, duke e larguar.

Duke u gjendur përballë kësaj situate dëshmitarja ka njoftuar policinë dhe ambulancën, të cilët kanë shkuar menjëherë dhe e kanë dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës shtetasin Halil Basha.

Dëshmitarja ka deklaruar se ka parë qenin duke e kafshuar shtetasin Halil Bash në kokë dhe në trupë.

Mësohet se Lala ka tre qenë Pitbull të cilët i ka rritur vetë dhe se në momentin e ngjarjes ndodhej në punë ndërsa qentë i kishte lënë brenda rrethimit të banesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy