Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier, denoncon hapur neglizhencën e policisë.
Ajo rrëfen se për një muaj me radhë ka trokitur çdo ditë në dyert e uniformave blu, të cilat jo vetëm nuk i kthyen përgjigje, por sipas saj, refuzuan t'i pranonin edhe videot e dhunës që ajo i kishte në dispozicion.



