
Kina po planifikon të vaksinojë 50 milion qytetarë para fillimit të sezonit të Vitit të Ri.
Përparësi në aplikimin e vaksinimit kanë grupet që janë më të rrezikuara si, punëtorë shëndetësorë, policë, zjarrfikës, doganierë, mbajtës ngarkesash, punonjës transporti dhe logjistikë.
Ndërkohë Pekini ka planifikuar të shpërndajë 100 milion doza të vaksinave nga firma kineze Sinopharm dhe Sinovac Biotech Ltd, bën me dije raporti SCMP.
Ndërsa provinca Sichuan e Kinës mund të fillojë vaksinimin e të moshuarve dhe njerëzve në fillim të muajit tjetër, pasi të jenë vaksinuar grupet më të rrezikuara, bëjnë me dije zyrtarët.
Raporti i SCMP tha se zyrtarëve kinezë u është kërkuar të përfundojnë 50 milion dozat e para deri në 15 Janar dhe të dytat deri në 5 Shkurt.
Inokulimi masiv për grupet me përparësi të lartë synon të zvogëlojë rreziqet e përhapjes së sëmundjes gjatë pushimeve vjetore, shtoi raporti.



