Një aksident rrugor është regjistruar në Fiershegan, në aksin nacional Lushnjë–Berat.
Në përplasje janë përfshirë një motor me dy turistë të huaj dhe një automjet tip “Benz”.
Si pasojë e aksidentit, dy turistët kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i motorit, i cili gjatë tentativës për të parakaluar është përballur me një mjet tjetër që i ka dalë përpara.



