
Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. J.
Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i cili ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



