Një autobus i trasportit publik është përfshirë në flakë në ecje e sipër mbrëmjen e sotme.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në aksin rrugor "Fier-Patos", ku dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.
Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur fikja e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.



