Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset një këmbësor

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset një këmbësor

Një aksident në autostradën Durrës-Tiranë, ka ndodhur pak çaste më parë.

Siç njofton korrespondentja e MCN tv nga Durrësi, një këmbësor i cili ka tentuar të kalojë trafikndarësen e autostradës është përplasur nga një kamionçinë në lëvizje.

Si pasoje e përplasjes këmbësori ka marrë dëmtime në trup, duke u dërguar në urgjencën e Durrësit.

Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka mundur të frenojë në kohë por pa mundur të shmangë goditjen e këmbësorit.

Nga ana e policisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave, ku paraprakisht thuhet se shkak është bërë pakujdesia e këmbësorit teksa po kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën.

Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me  këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy