Katër të rinj humbin jetën në aksident në Itali, mes tyre një shqiptar

Katër të rinj humbin jetën në aksident në Itali, mes tyre një shqiptar

Katër të rinj në Godega di Sant’Urbano, të Italisë, mes tyre dhe një shqiptar, kanë humbur jetën si pasojë e një akidenti automobilistik, pak pas mesnatës se 13 gushtit.

4 djemtë, dy të moshës 18 vjeç dhe dy 19 vjeç, udhëtonin me një makinë tip Volkswagen, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmje të cilën e kishin kaluar jashtë.

Automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga një kthesë, duke u përmbysur në kanal në afërsi të disa banesave.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar zhurmën e përplasjes, duke telefonuar policinë, por ndërhyrja për të shpëtuar 4 të rinjëtë ka qenë e pamundur. Zjarrfikësit kanë nxjerrë trupat e tyre të  pajetë, ndërsa policia po punon për të zbardhur me tej rrethanat e ngjarjes.

19-vjeçari me origjinë shqiptare që humbi jetën në këtë aksident ishte Xhuliano Këlliçi, i cili prej vitesh jetonte në Cordignano të Italisë.

Tre viktimat e tjera të këtij aksidenti ishin Daniele De Re dhe Marco Da Re 18 vjec, si dhe Daniele Ortolan. Ngjarja ndodhi në të pak pak para orës 2.30, në të gdhirë të mëngjesit të 14 gushtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy