Bullgarët, serbët dhe turqit kontestojnë rezultatin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

Bullgarët, serbët dhe turqit kontestojnë rezultatin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë, përkatësisht etniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka reaguar lidhur me këto rezultate,  duke kontestuar numrin e popullsisë bullgare, bën të ditur REL.

Sipas rezultateve të Entit të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 3,504 bullgarë.

Si është e mundur që të ketë një dallim të madh mes atyre që janë deklaruar si bullgarë (3,504) dhe numrit prej mbi 100.000 shtetasve maqedonas, të cilët janë të pajisur me shtetësi bullgare. Objekt i analizës serioze është fakti se 7.2% e qytetarëve të shtetit fqinj nuk janë të numëruar aktivisht. Sipas informacioneve, të dhënat për ta janë mbledhur nga një bazë e duhur informative, por pa u theksuar përkatësia e tyre etnike dhe fetare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Rezultatet e regjistrimit i kontestuan të premten edhe Partia Demokratike e Serbëve dhe komuniteti serb në Maqedoni. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 26 mijë serbë apo 1.3 për qind.

Edhe pakica turke ka thënë se nuk i pranon rezultatet pasi pretendon se turq ka më shumë se shifrat zyrtare prej rreth 75 mijë personave apo 3.84 për qind.

Komisioni Evropian konsideron se regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është realizuar, sipas të gjitha standardeve evropiane.

Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në rezultatet e publikuara më 30 mars, jetojnë 1,836,713 banorë apo rreth 10 për qind më pak se në regjistrimin e vitit 2002.

Prej tyre 58.44 për qind maqedonas dhe 24.3 për qind shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy