Zbulohet parcela me kanabis në Zallbastar, arrestohet 48-vjeçari, nën hetim vëllai i tij

Zbulohet parcela me kanabis në Zallbastar, arrestohet 48-vjeçari, nën hetim vëllai i tij

Një person është arrestuar dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy