Goditi punonjësen e Policisë Rrugore, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Goditi punonjësen e Policisë Rrugore, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 56-vjeçari me iniciale V.M, i cili ka goditur me sende të forta një punonjëse të Policisë Rrugore. Ndërkohë janë arrestuar edhe katër persona të tjerë për ndërtim pa leje, thyrje mase sigurie dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.B., 29 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Kika”, në taracën e pallatit, ku është ambient i përbashkët, ka tejkaluar deklaratën paraprake te punimeve duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 29 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

D.K., 20 vjeç, pasi në bulevardin “Blu”, u kap duke drejtuar motorrin pa lejen përkatese ;

G.D., 46 vjeç, pasi në rrugën “Lek Dukagjini”, u kap duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur në masë 1.21 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy