
Një grua e moshuar është gjetur e varur mëngjesin e sotëm në një fshat të Sarandës.
Rreth orës 09:30, në fshatin Gjashtë, Sarandë, është gjetur e vetëvarur në banesë nga familjarët shtetasja M. M., 82 vjeçe.

Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për vlerësimet e mëtejshme.



