Dosja e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, që u filmua duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, është dërguar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Prokuroria e përcolli çeshtjen, duke deklaruar se kanë përfunduar hetimet dhe e akuzon për korrupsion pasiv.



