OSBE dhuron pajisje teknologjike për Policinë Kufitare

OSBE dhuron pajisje teknologjike për Policinë Kufitare

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi sot Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit të Policisë së Shtetit pajisje të teknologjisë së informacionit me vlerë 22 000 euro.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë 12 laptopë, 11 projektorë multimedialë, tetë printera shumëpërdorimësh dhe 11 ekrane projektorësh.

Pajisjet do të shpërndahen në shtatë drejtori rajonale të Kufirit dhe Emigracionit dhe në tri komisariate të Kufirit dhe të Emigracionit, me synim fuqizimin e aftësive trajnuese të kësaj trupe policore.

Pajisjet u dhuruan si pjesë e një projekti që Prezenca e OSBE-së nisi, vitin e kaluar, në mbështetje të Policisë së Shtetit, pjesë e së cilës është edhe Departamenti i Kufirit dhe i Emigracionit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka falënderuar ambasadorin Vincenzo Del Monaco, për mbështetjen e vazhdueshme për strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht për ato të kufirit dhe migracionit.

Vincenzo Del Monaco vlerësoi marrëdhënien mjaft të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prezencës së OSE-së në Shqipëri. Ai u shpreh se së fundmi kishte vizituar disa prej pikave të kalimit kufitar në vend dhe ishte impresionuar nga profesionalizmi i drejtuesve dhe punonjësve të Policisë Kufitare. Gjithashtu, ambasadori ka vlerësuar rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, në drejtim të goditjes së veprimtarisë kriminale në të gjitha fushat që ajo shfaqet.

 Projekti ka për qëllim përdorimin e metodave të përparuara mësimore nga ana e Departamentit me anë të infrastrukturës moderne të teknologjisë së informacionit dhe të instrumenteve online të ofruara prej saj. Objektivi kryesor i projektit është plotësimi i nevojave në rritje të Policisë së Shtetit për realizimin e të nxënit të vijueshëm dhe rritjen e aftësive të personelit të saj, pavarësisht nga situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia COVID-19.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka një bashkëpunim të gjatë me Policinë Kufitare dhe të Migracionit dhe punon me të për të zhvilluar protokolle të përbashkëta dhe qendra të bashkëpunimit policor. Ajo ofron edhe rritje të kapaciteteve për një kontroll më të mirë të kufijve të Shqipërisë ndaj veprimtarive kriminale si trafikimi i drogës, trafikimi i personave, migrimi i parregullt dhe luftëtarët e huaj terroristë. ​

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy