Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Gjykata lë në burg autorët babë e bir

Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Gjykata lë në burg autorët babë e bir

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin ‘arrest me burg’, për Albert dhe Seit Manehasa, të cilët akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, më 20 korrik pranë banesës së tij.

Gjykata ka vendosur 'arrest me burg' për babë e bir, Albert 64 vjeç dhe Seit Manehasa 37 vjeç, të cilët akuzohen se janë të përfshirë në vrasjen e Emiliano Ramazanit dhe arrestimi i tyre u u bë tre ditë më parë.

Seit Manehasa është pronar i një biznesi makinash në Peqin. Gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu gjet arma e krimit, një pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak, e fshehur poshtë sabratorit të një makine.

Ditë më parë mbeti i vrarë pranë banesës së tij 39-vjeçari, Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe si "Rrahmani". Pista kryesore e ekzekutimit mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy