
Familjarët e viktimës 8-vjeçare Mateo Vasiu prej mëngjesit të kësaj të enjteje janë mbledhur në ambientet e jashtme të Gjykatës së Fierit duke kërkuar drejtësi.
Ndërsa pak më parë është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg" për Klodian Çalamanin, familjarët e viktimës janë duke mbledhur firma të qytetarëve duke kërkuar “dënim me vdekje” për autorin.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e martë, Klodian Çalamani i mori jetën fqinjit të tij 8-vjeç duke e goditur pas koke dhe më pas groposur në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja u zbulua pasi i mituri prej disa orësh nuk kishte shkuar në shtëpi dhe nëna e vogëlushit denoncoi në polici zhdukjen e tij. Pas kësaj, nga këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë, u vu re se i mituri kishte hyrë në banesën e Çalamanit dhe nuk kishte dalë më prej atje. Me mbërritjen e policisë, Çalamani rrëfeu krimin.



