Llabani: Ose Balla është i vetmi që i ka mbetur Ramës për të luftuar krimin, ose do ta djegë!  (VIDEO)

Llabani: Ose Balla është i vetmi që i ka mbetur Ramës për të luftuar krimin, ose do ta djegë! (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani komentoi emërimin e Taulant Ballës si ministër të Brendshëm pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Duke folur në MCN Live Llabani tha se, ose Balla është njeriu i vetëm që i mbetur Ramës për të luftuar krimin, ose do që ta djegë si politikan. “E shoh në dy aspekte. Ose ky është njeriu i vetëm që i ka mbetur Ramës për të luftuar krimin. Ai e di që Balla është në një pozicion që ka informacione për grupet kriminale, si funksionon politika, zyrtarët, lidhjet me krimin. Ose është një formë që Rama e përdor për ta djegur përfundimisht Taulant Ballën. Sepse është parë si sfidë puna sot në ministri. Emërimi u duk pak surprizë pavarësisht shumë përpjekjeve që Balla, Gjiknuri dhe Kodheli, kanë qenë tre kandidaturat që janë ofruar te kryeministri për të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm dhe u vendos ai që u vendos. Ose ajo që është bërë praktike dhe e udhës, që e ka vendosur përballë një sfide që s’ia del dot, edhe do ta djegë edhe z.Balla. Informacionet që ai ka pasur për dosjen ‘Toyota Yaris’, nuk besoj se sot do të hapen. Në momentin që ti emëron këtë si ministër, nuk e di çfarë do të bëjë ky prokuror. Është strategji, ne kemi shumë ish-ministra që kanë çështje në SPAK dhe që janë emëruar. Sfidë tjetër e z.Balla mund të jetë edhe fakti që shumë drejtues policie nëpër rrethe janë vendosur nga banda kriminale. Ne sot kemi zona ku s’futet Policia e Shtetit. Nuk mendoj që z.Balla do ta zgjidhë çështjen e krimit, përkundrazi mendoj që do ta përkeqësojë”, tha Llabani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy