Ngjarja te Rruga e Kosovarëve, Policia: Autorë të dyshuar dy vëllezërit Kodra

Ngjarja te Rruga e Kosovarëve, Policia: Autorë të dyshuar dy vëllezërit Kodra

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur psditen e sotme në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, më konkretisht tek Rruga e Kosovarëve ku mbeti i plagosur me armë një 19-vjeçar. Sipas policisë, në kërkim për këtë ngjarje janëë shpallur dy vëllezër, të dyshuar për plagosjen e shtetasit Reginaldo Kaçorri.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre”, njofton policia.

Por si ndodhi ngjarja? Policia dyshon se shtetasi Aldo Kodra, në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Klajdi Kodra, gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy