
Një 32-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor. Sipas burimeve të policisë, mësohet se 32-vjeçari ka përplasur këmbësorin 42-vjeçar në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë ndërkohë që po i jepte makinës në gjendje të dehur.
I aksidentuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 32 vjeç banues në Tapizë, pasi më datë 02.02.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



