
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj. Burimet nga policia bëjnë të ditur se shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R., dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



