Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për 31-vjeçarin Gerti Shehu, i cili sulmoi me grusht kreun e PD, Sali Berisha, gjatë protestës së 6 dhjetorit.
Masa iu komunikua në Spitalin e Traumës, ndërsa avokati i tij kërkoi analizë psikologjike dhe të shtrohet në spital për mjekim të detyruar.



