KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Elfrida Bregova

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Elfrida Bregova

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë gjyqësore për shpalljen e vendimit për prokuroren në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elfrida Bregova.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo) pasi analizoi provat dhe faktet vendosi sot konfirmimin në detyrë të prokurores Elfrida Bregova.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën më 6 prill, Bregova u përball me pikëpyetje mbi mundësitë financiare të saj dhe të bashkëshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, në blerjen e një apartamenti 104 m2 në Tiranë.

Elfrida Bregova përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua fillimisht prokurore pranë Prokurorisë së Kavajës.

Prej vitit 2010, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy