
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Xhavzotaj të Durrësit, ku një automjet ka përplasur një 50-vjeçar dhe një fëmijë të mitur. Sipas policisë, makina drejtohej nga një 30-vjeçar, ndërsa të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 20:00, në Xhavzotaj, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve”, njofton policia



