Organizonin lojëra fati në lokalet e tyre, në pranga katër pronarët

Organizonin lojëra fati në lokalet e tyre, në pranga katër pronarët

Katër raste të organizimit të lotarive të palejuara janë zbuluar nga policia, e cila ka çuar në pranga 4 shtetas dhe ka nisur procedimin penal për 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë organizuar e koduar "Four", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i A. S., 23 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara". Ndërkohë janë proceduar penalisht A. H., 27 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit ata e ushtronin në lokalin e A. S., në Kashar. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. 

Ndërkohë për të njëjtën akuzë janë vënë në pranga - K. B., 31 vjeç, pronari i një lokali në rrugën "Hamdi Cenoimeri" në Kombinat; A. B., 46 vjeç, pronari i një lokali në Rrugën e Xhepëve; L. Sh., 62 vjeç, pronari i një lokali në afërsi të Liqenit të Xhepëve. Ata e ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në lokalet pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy