
Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është goditur me çekiç nga një tjetër person pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në lagjen "29 Nëntori", Fier, ku dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Ermal Sino, 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Qazim Hema, 55 vjeç, banues në Fier.
Për pasojë 55-vjecari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Është shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



