Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit/ Procedohet pronari në Burrel

Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit/ Procedohet pronari në Burrel

Policia në Burrel ka evidentuar dhe goditur një rast të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Me këtë rast, shtë proceduar në gjendje të lirë, pronari i një lokali në Burrel, pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrolli janë sekuestruar 7 pajisje elektronike pune, ku dyshohej se ushtrohej aktiviteti.

30-vjeçari U.P., banues në Klos u procedua për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

 Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Mat/Informacion

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit me qytetarët evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Sekuestrohen 7 pajisje elektronike, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, është bërë e mundur që të evidentohet dhe goditet  një tjetër rast i  ushtrimit të aktivitetit të  kundraligjshëm të lojrave të fatit, dhe konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P.,   në qytetin e Burrelit, kanë gjetur  e sekuestruar 7 pajisje elektronike në gjendje pune,  ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P.,  30 vjeç, banues në Klos, për veprën  penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

Bulqizë /  Nga Specialistët e Policisë Rrugore,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  I. Z., 65 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy