Qëllon me armë drejt banesës së familjarëve, arrestohet një person në Gjirokastër

Qëllon me armë drejt banesës së familjarëve, arrestohet një person në Gjirokastër

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje në Gjirokastër, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, duke vënë në pranga një person.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin e ngjarjes, për të arrestuar shtetasin përgjegjës.

Si rezultat, u bënë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut me të cilën qëlloi i arrestuari.

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy