
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N.
Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë me shtetasin N. N., po kryen veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



