
Policia e Tiranës bën të ditur se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të goditjes së paligjshmërive dhe shantazheve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Xhamlliku".
Si rezultat i këtij aksioni u ndalua shtetasi L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe dy shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €.
Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



